Milan është duke vazhduar negociatat me Chelsean për Cesc Fabregas, pavarësisht se lajmet thonë se ai mund të jetë i tyre për 12 milionë euro në janar.

Sipas Radio Rossonera, drejtori Leonardo është duke vazhduar bisedimet me shefen e Chelsea, Marina Granovskaia për Fabregasin.


Edhe disa lojtarë të tjerë janë në tavolinë, përfshirë këtu edhe Gary Cahill dhe Andrea Christensen, por Fabregas është objektivi kryesor. Kjo për shkak se edhe Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura janë jashtë për disa muaj shkaku i lëndimeve, kështu që ata kanë nevojë për përforcime në mesfushë. Sipas Sun Sport, çmimi që Chelsea kërkon për Fabregas është 10 milionë funte apo 12 milionë euro, kurse 31 vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri.

Previous Next