Më 3 dhjetor do të bëhet ndarja e çmimit për Topin e Artë.

Dominimit 10 vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në garën për Topin e Artë po i vjen fundi. Pak ditë kanë mbetur deri në shpalljen e fituesit, ndërsa ceremonia dhe çmimi prestigjioz do të jepet me datë 3 dhjetor në Paris.


Luka Modric është favoriti kryesor dhe një gjë e tillë konfirmohet dhe nga Spanja. Sipas Ondo Cero, mesfushori kroat i Realit të Madridit do të jetë fituesi i Topit të Artë. Ndonëse është përfolur se përveç Modric, në podium do të jenë edhe Raphael Varane dhe Kylian Mbappe, Onda Cero largon këta dy të fundit nga lista. Në vendin e dytë pritet të radhitet Cristiano Ronaldo kurse Antoine Griezmann do të jetë i treti.

Previous Next