Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të nënshkruajnë me Marko Arnautovic, në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Sunday Mirror”, arsyeja pse Mourinho e do reprezentuesin e Austrisë në skuadër, është që të rrisë konkurrencën për sulmuesin Lukaku.


Thuhet se United do të ofrojë rreth 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të West Ham. “The Special One” kishte punuar më herët me lojtarin tek Inter dhe asokohe kishte thënë se ai ka një mentalitet fëmijëror. Arnautovic kaloi nga skuadra e Stoke City tek West Ham për shumën e 28 milionë eurove. Ai shumë shpejt u bë pjesë kyçe e skuadrës duke realizuar 16 gola në 42 paraqitje në Premierligë.

Previous Next