Jose Mourinho duket se e ka shumë të vëshitrë që ta mbajë vetë fajin për mungesën e rezulateve të skuadrës.
Tekniku portugez tashmë e ka harruar diplomacinë dhe ka folur ashpë duke vënë në shënjestër 4 lojtarë të skuadrës.
Bëhet fjalë për Luke Shaw, Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford.
“Ka disa futbollistë, të cilëve iu mungon pjekuria, e më lini ta qartësoj këtë gjë. E kam fjalën në pikëpamjen personale. Në fillim kishim më shumë burra dhe njerëz të përgatitur për jetën, por tani kemi fëmijë të llastuar. Luke Shaw ka një potencial të madh, por nuk di të sillet.
Po flas për këtë lojtar dhe për Martial, Lingard, Rashford. Të gjithë janë të rinj me të ardhme, por iu mungon karakteri dhe personaliteti” – tha Murinjo.