Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk beson se ka ndonjë mundësi që Neymar të bashkohet me kampionët e La Ligas në një të ardhmen të afërt.
Neymar është në sezonin e tij të dytë në PSG pas largimit nga Camp Nou në vitin 2017, por 26 vjeçari është lidhur tashmë me një rikthim te Barcelona.
Ylli brazilian raportohet të jetë takuar me Andre Cury, një këshilltar i Barcelonës. Por, Xavi, i cili ka fituar tetë tituj të La Ligas me Barcelonën, nuk sheh ndonjë mundësi që Neymar t’i bashkohet ish skuadrës. “Nuk e shoh, nuk e shoh këtë. Unë gjithashtu mendoj se kjo nuk do të funksionojë, nuk e shoh atë në asnjë mënyrë”, ka deklaruar Xavi për Cadena Ser.