Trajneri i skuadrës së Manchester United, Jose Mourinho tha se ai është trajneri me më fat në futbollin anglez.

“Mendoj se jam trajneri më me fat i Premier League, sepse të jesh 1-1 pas një pjese të parë që duhet të kishte përfunduar 5 apo 6 me 2, ishim me fat pasi luajtëm shumë keq.


Në fazën mbrojtëse ishim të tmerrshëm. Kur them në fazën mbrojtëse nuk e kam për mbrojtjen, por për të gjithë ekipin pasi nuk ushtronim presion që në sulm. Por pjesa e dytë ishte krejt e kundërta. Bëmë presing, krijuam mundësi, luajtëm me intensitet dhe merituam të shënonim. Në fund morëm tre pikë të rëndësishme. Në pushim fjalët e mia ishin të rënda, por i transmetova me qetësi. I thashë skuadrës se ishte e pamundur të luanim më keq se në pjesën e parë kështu që pjesa e dytë me siguri do të ishte më e mirë. Mendoj se dy pikët që humbëm ndaj Chelsea-t i fituam sot këtu”, tha Mourinho.

Previous Next