Real Madrid ka shënuar fitore me mjaft mund ndaj Valladolid.

“Los Blancos” shënuan fitore me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të. Real Madrid ishin mjaft me fat, pasi mysafirët në dy raste qëlluan shtyllën. Ishte inkuadrimi i brazilianit Vinicius JR që ndryshoi rrjedhën e takimit.


Në minutën e 82’ një depërtim individual dhe një goditje e devijuar që përfundoi në rrjetë. Ishte ky gol nga braziliani për të justifikuar besimin e trajnerit Solari. Në minutën e 88’ Sergio Ramos nga pika e bardhë me një “panenka” vulosi fitoren e madrilenëve. Me këtë fitore Real numëron 17 pikë, katër më pak se Barcelona lidere e cila luan ndeshjen e radhës sot në ora 20:45.

Previous Next