Neymar ka një arsye të fortë që nuk po e lë të transferohet tek Real Madridi.
Braziliani dëshiron që fillimisht, kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos , të largohet nga skuadra, para se ai potencialisht të kalojë në Madrid.
“Don Balon” shkruan se Neymar nuk do të luaj krahas spanjollit dhe nuk do t’i bashkohet gjigantit të La Liga, për sa kohë që Sergio Ramos është në skuadër. Braziliani është paraqitur edhe më herët në La Liga, për asokohe me skuadrën rivale të madrilenëve, Barcelonën. Ai nga aty kaloi pë një shumë rekorde (222mln) euro tek Paris Saint Germain, ku edhe aktivizohet aktualisht. Në Francë, duket se nuk po ecën si më së miri për lojtarin, pasi kohëve të fundit janë shtuar zërat se ai dëshiron një rikthim në La Liga, me destinacionet e mundshme Real – Barca.