Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, u shfaq tepër i tensionuar në konferencën e sotme për shtyp ku nuk munguan replikat.

Italiani u kap gjatë konferencës me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje replikat kanë qënë aq të ashpra sa Panuçi e ka quajtur të paedukatë gazetarin dhe i ka ta qeptë gojë ku tekniku ishte duke folur.


Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën? Panuçi: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14. Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18. Panuçi: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë. Gazetari: Nuk më intereson. Panuçi: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin. Gazetari: Të shikoj kur flas me ty. Panuçi: I paedukatë! Gazetari: Gjithashtu… Panuçi: Unë jam i edukuar! Gazetari: Edhe unë… Panuçi: Po më bën të qesh… Ndërhyn Ilda Bejleri: Çfarë do ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin? Panuçi: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

Cristian Panucci pranoi në konferencën për shtyp se është koha të ndryshojë diçka në ekip, pasi ajo çfarë ai dëshironte të arrinte nuk solli aspak sukses.


Një pjesë të dështimit në Ligën e Kombeve, e sidomos humbjes së thellë të Shqipërisë në shtëpi, Panucci ia faturon edhe mungesave në formacion. I ndodhur para pyetjeve-kritike të gazetarëve, Panucci theksoi se nuk ka ndërmend të largohet pa përfunduar edhe faza e kualifikuesve të europianit.“Nëse kualifikohemi qëndroi, nëse jo largohem”, u shpreh ai.

Previous Next