Christian Panucci u shpreh i kënaqur për Supersport pas fitores 1-0 që Shqipëria arriti ndaj Uellsit.

Trajneri italian i kombëtares sonë theksoi se “skuadra gjeti shpirtin e duhur dhe arriti një fitore më në fund”, edhe pse me vuajtje sipas tij.


“Do përgatitemi që të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian”, shtoi Panucci, i cili tha se me lojtarët është ballafaquar dhe ka folur, duke gjetur gabimet. Kur u pyet nëse kjo fitore ishte shenjë se lojtarët e duan, Panucci tha: “Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha”.

Previous Next