Paris Saint Germain ka mposhtur sonte me rezultat 2-1 Liverpoolin duke i komplikuar më të madhe kalimin në grupe të nënkampionit europian.

Pjesa e parë i ka takuar tërësisht Paris Saint-Germain, të cilët kanë mundur të shënojnë 2 gola.


Që nga fillimi PSG ishte më e mirë dhe në minutën e 13’të arrin të goli i parë i cili erdhi nga Juan Bernat. Pas këtij goli, Neymar dhe Mbappe por edhe Di Maria kishin disa mundësi të mira për gol, por ishte portieri Alisson që reagoi shumë mirë në portë për t’i pritur ato. Dyshja Mbappe-Neymar ishin edhe kreatorë të golit të dytë. Fillimisht Neymar depërtoi duke pasuar të Mbappe i cili krosoi por topin e tij nuk mund ta dërgoi në rrjetë Cavani pasi priti Alisson. Topin e devijuar e kthen në gol Neymari në minutën 37'. Krejt çka bëri Liverpool ishte një penallti për të cilët u akordua në fund të pjesës së parë të cilën në gol e shndërroi James Milner. Në pjesën e dytë Liverpool ishin më të mirë dhe në fillim të saj ishin afër për ta barazuar rezultatin, sidomos me Firminon në minutën e 60, i cili nuk shënoi me kokë. Megjithatë, PSG disa herë u tregua e rrezikshme me kundërsulme ku përdorën Mbappen, i cili shquhet për shpejtësinë e tij. Deri në fund, Liverpool sulmoi disa herë, derisa në lojë u aktivizua edhe Shaqiri por që nuk arriti ta barazoi rezultatin. Me këtë humbje, Liverpool renditet në vendin e 3 me 6 pikë, ndërs PSG në vendin e 2 me 8 pikë.


Previous Next