Tottenham Hotspur ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Interit me rezultatin minimal 1-0 në "Wembley".

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar por Tottenham sulmoi më shumë në portën kundërshtare.


Londinezët patën edhe posedimin e topit si dhe krijuan tetë mundësi për shënim para portës së Handanovic. Ndërkohë, italianët më shumë janë koncentruar në mbrojtje dhe ata krijuan vetëm tri mundësi shënimi, por dy goditje përfunduan brenda kuadratit të portës. Intensitetin e njëjtë të sulmeve Tottenhami e vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por Inter vazhdimisht tregoheshin të rrezikshëm sidomos me kundërsulme por edhe nga ndërprerjet. Pas këtij presioni me në fund Tottenham arrin të shënojë dhe autori i golit ishte Christian Eriksen në minutën e 80'. Pas kësaj fitoreje Tottenham renditet në vendin e 2 me 7 pikë po aq sa ka edhe Interi.

Previous Next