Futbollisti danez pëlqehet shumë nga Real Madridi.

Real Madrid është vënë në ndjekje të mesfushorit të Tottenhamit, danezit Christian Eriksen. Santiago Solari mendon se mesfushori i londinezëve është zgjedhja e duhur për ekipin e tij. P Por sipas gazetës sportive Marca problem mbetet klauzola që klubi i Spurs kanë vendosur.


Tottenhami kërkon 250 milionë euro për yllin e skuadrës dhe kjo duket një shifër marramendëse që në qoftë se paguhet nga ana e madrilenëve e bën kështu Eriksenin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Nga ana tjetër, Tottenham është në negociata me vetë lojtarin për vazhdimin e kontratës dhe kjo duket se është një ndër arsyet pse klauzola e tij është aq e lartë.

Previous Next