“SuperClasico” ndërmjet River Plate dhe Boca Juniors është vendosur të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Pasi ndodhi një tollovi e madhe në prag të ndeshjes kthyese të finales së Copa Libertadores, që do të zhvillohej në stadiumin e River Plate, është vendosur që ndeshja të anulohet për një kohë të pacaktuar.


Autbousi i Bocas ishte sulmuar nga tifozët vendas dhe si pasojë, përveç dëmtimeve materiale të autobusit, janë lënduar edhe lojtarët e skuadrës së Boca. Pas gjithë kësaj, CONMEBOL ka konfirmuar se ndeshja e dytë finale e Copa Libertadores do të luhet në Madrid, në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja do të luhet më 9 dhjetor ( e diel), me fillim nga ora 20:30. Gjithashtu është mësuar se River Plate do të dënohet me 400mijë dollarë.

Previous Next