Bayern Munich, kampioni i Gjermanisë, është në një krizë të madhe në fillim të sezonit dhe trajneri Niko Kovac është duke u lëkundur rëndë.

Revista "Bild" shkruan se futbollistët e klubit bavarez janë rebeluar kundër trajnerit kroat pas barazimit me Fortunën.


Bavarezët luajtën vetëm 3-3 kundër Düsseldorf në "Alianz Arena" dhe tani ata janë nëntë pikë prapa Dortmundit.

"Menjëherë pas ndeshjes në dhomën e veshjes, një numër i madh lojtarësh flisnin kundër trajnerit. Presidenti i Bayern Uli Hoeness tha se e ardhmja e Kovac do të vendoset nga lojtarët," shkruan Bild. Bayern në tri ndeshjet e fundit nuk e di për fitoren dhe pyetja është se edhe sa Niko Kovac do të mbetet në stolin e kampionit gjerman.


Previous Next