Senzacion apo jo! Katër shqiptarë janë në përbërjen e javës së 15-të elitës së futbollit zviceran.

Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka vlerësuar futbollistët më të mirë të kësaj jave dhe ka renditur katër shqiptarë në 11-shin e javës.


Mbrojtësi Arlind Ajeti është ndër me të merituarit për fitoren e Grasshoppersit me rezultat 2:1, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka pasur një javë të paharrueshme, me dy eurogola nga distanca rreth 20 metra shokoi Xamaxin.

Ai realizoi për Zurich-un e cila si mysafirë barazoi 3:3. Paraqitje fantastike ka pasur edhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, që asistoi në golin e parë të Luzernit, e cila në konak të vetin barazoi 1:1 me Baselin. Dhe shqiptari 19-vjeçar me prejardhje nga Vitia, Bastien Toma, shënoi për Sionin në fitoren me rezultat 2:1 kundër Thunit.


Në përbërjen e javës sipas “Blick” janë: Jonas Omlin (Basel), Miroslav Covilo (Lugano), Arlind Ajeti (Grasshoppers), William Le Pogam (Xamax), Djibril Diani (Grasshoppers), Raphel Holzhauser (Grasshoppers), Max Veloso (Xamax), Hekuran Kryeziu (Zurich), Bastien Toma (Suon), Miralem Sulejmani (Young Boys), Shkëlqim Demhasaj (Luzern).

Previous Next