Santiago Solari ka publikuar listën e skuadrës që do të marrë me vete në Itali për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës (të martën, 27 nëntor, ora 21:00).

Në këtë listë figurojnë 20 futbollistë; 19 nga skuadra e parë e Real Madridit, plus një nga skuadra e të rinjve, Javi Sánchez.


Sa iu përket 20 lojtarëve, që udhëtuan në Eibar, Odriozola është jashtë skuadrës për ndeshjen e Champions-it, sepse u lëndua në Ipurua. Përveç Odriozolës së lartpërmendur, shkalla e dëmtimit të së cilit është ende e panjohur, as Vallejo, Nacho, Odriozola, Reguilón, Casemiro dhe Keylor Navas nuk mund të jenë në Romë. Si zëvendësues i portierit nga Kosta Rika është thirrur Luca Zidane, si portieri i tretë.


Lista e 20 lojtarëve të thirrur nga Solari për ndeshjen Roma-Real Madrid
Portierë: Courtois, Casilla dhe Luca Zidane. Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo dhe Javi Sánchez. Mesfushorë: Kroos, Modric, Valverde, Marcos Llorente, Asensio, Isco dhe Ceballos. Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Mariano dhe Vinicius.

Previous Next