Santiago Solari po pret me padurim debutimin në Champions League si trajneri i Real Madrid.
Skuadra spanjolle do të ndeshet me Viktoria Plzen në mbrëmjen sotme. “Është bukur të jesh pjesë e këtij kompeticioni që është i lidhur kaq shumë me historinë e këtij klubi,” shprehet Solari në konferencën për shtyp. “Kur dëgjojmë himnin e Champions League, motivohemi të gjithë. Është fantastike të rikthehem në këtë kompeticion. Kjo është ndeshja e tretë në këtë rol, kështu që jam shumë i lumtur që do të më jepet mundësia. “Champions League më ka shijuar jashtë mase kur isha lojtar.” Real nuk bindi në ndeshjen e fundit ndaj Valladolid, megjithëse fitoi 2-0, por Solari mendon se ekipi po përmirësohet gradualisht. “Kur kërkon të zgjidhësh një problem në futboll, asnjëherë nuk është një gjë e vetme, por hap pas hapi. “Kemi bërë dy hapa, dy ndeshje. Duhet të luanim mirë për t’i fituar. Nuk fitohen ndeshjet duke mos luajtur mirë. Çdo ekip mund të përmirësohet, sot do të mundohemi të bëjmë një tjetër hap përpara.”