Skocia vjen në Shkodër për të luajtur ndeshjen kundër Shqipërisë, e vlefshme për Grupin 1 në Ligën C.
Në këtë takim skuadra skoceze vjen me synimin për të marrë fitore, duke krijuar mundësi për të kaluar grupin, nëse fiton edhe ndaj Izraelit në ndeshjen e fundit.
Kjo është ndeshja e fundit në grupet e Ligës së Kombeve për Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi nëse humb në këtë takim rrezikon zbritjen nga Liga C në D. Shqipëria vjen në këtë përballje me vetëm një fitore në pesë takimet e fundit. Fitorja është pikërisht ajo e ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, e luajtur në “Elbasan Arena”. Humbja ndaj Izraelit në shtëpinë e këtyre të fundit, i mohoi Skocisë vendin e parë në grup. Skuadra skoceze ka gjetur rrjetën në tetë ndeshje e fundit zyrtare, duke shënuar dy ose më shumë gola në pesë prej tyre. Por në transfertë skuadra Skoceze nuk duket shumë mirë, pasi ka pasur disa humbje në ndeshjet e fundit zyrtare dhe miqësore. Në këtë takim Skocia vjen me të paktën 9 lojtarë të dëmtuar, duke e vënë në vështirësi trajnerin Alan Macklish për formacionin. Sakaq në krahun tjetër pritësit, Shqipëria, ka disa mungesa me Eros Grezdën, Emir Lenjanin dhe Emanuele Ndoj të dëmtuar. Ndërkohë Elseid Hysaj dhe Migjen Basha janë të pezulluar nga kartona. Skuadra skoceze ka ruajtur rrjetën të pa prekur në dy nga dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare dhe miqësore. Shqipëria ka marrë mesatarisht 2.8 kartonë të verdhë në pesë ndeshjet e fundit. Skocia ka shënuar mesatarisht 1.2 gola në dhjetë ndeshjet e fundit, ndërsa Shqipëria ka shënuar 0.60 gola në dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi.