Pas ndeshjeve të skuadrave europiane në kampionatet e tyre, tashmë është radha për Ligën e Kampionëve që do të rinis ditën e martë.

Ndeshja mes PSG-së dhe Liverpoolit, shihet si ndeshja më spekatkolare për mbrëmjen e së mërkurës dhe është vendimtare për dy pozitat e para në Grupin C.


Trajneri i skuadrës franceze, Thomas Tuchel, është i vetëdijshëm për kualitetet e Reds, ai preferon lojë ekipore dhe jo individuale, edhe pse ka një skuadër plotë me yje.

“Do të jetë një ndeshje komplet ndryshe. Jemi të vetëdijshëm se të gjithë po mendojnë për këtë ndeshje”. “Është një ndeshje vendimtare dhe me shumë presion, por ne i duam këto sfida”. “Luajmë si skuadër, së bashku, sepse Liverpooli është shumë i fortë”. Ka thënë Tuchel. Në Grupin C prinë Liverpooli me gjashtë pikë, aq sa Napoli, kurse PSG ka pesë pikë. Në fund renditet Crvena Zvezda me katër pikë.


Previous Next