Barcelona do të udhëtojë drejt Holandës për t’u ndeshur me PSV-në, në përpjekje për ta siguruar vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve, por nuk do të mundë të llogarisë në disa lojtarë kyç.
Me fitore të mundshme, Barça siguron vendin e parë pasi tashmë e ka të garantuar kualifikimin nga faza e grupeve.


Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic janë kthyer në skuadër, ndërsa Luis Suarez, Arthur dhe Cillessen dhe Rafinha nuk janë në listën e Ernesto Valverdes.

Lojtarët e ftuar nga Valverde: Ter Stegen, Iñaki Peña, Ezkieta, Jordi Alba, Umtiti, Piqué, Lenglet, Semedo, Busquets, Rakitic, Coutinho, Denis, Arturo Vidal, Dembélé, Malcom, Messi, Munir, Aleñá, Miranda, Riqui Puig and Chumi.


Previous Next