Tottenham ka mposhtur Chelsean me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në "Wembley Stadium", ndeshje e vlefshme për javën e 13 në Premier League.

Vendasit e nisen furishëm në “Wembley”, duke kaluar në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë, kur Dele Alli realizoi me kokë pas një super harkimi nga Christian Eriksen. Vetëm tetë minuta më vonë, Harry Kane nga largësia dhe dyfishoi epërsinë me një super gol. Këtu u ndalen golat e Tottenhamit në pjesën e parë, por jo edhe sulmet e shpeshta që e bënë skuadrën vizitore të vuante. Son Heung-Min shënoi golin e tretë të Tottenhamit në fillim të pjesës së dytë. Për të kaltrit, golin e nderit e realizoi i sapo futuri në lojë, Oliver Giroud, i cili realizoi në minutën e 85'. Tottenham tani grumbullon 30 pikë dhe ngjitet në pozitën e tretë, duke e rrëzuar Chelsean në pozitën e katërt me 28 pikë.


Previous Next