Juventusi e ka vazhduar ecurinë e përkryer pa humbje në Serie A, pasi e mposhti Spalin 2-0 në Torino, duke e regjistruar fitoren e 12 në 13 ndeshjet e para në këtë edicion.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29' duke kaluar në avantazh Juventusin. Sulmuesi kroat Mario Mandzukic dyfishoi epërsinë në minutën e 60', duke vulosur fitoren e 12 të Juves këtë sezon. “Zonja e vjetër” renditet në vendin e 1 me 37 pikë, nëntë më shumë se Napoli.


Previous Next