Trajneri i përkohshëm i skuadrës së Real Madrid ka theksuar se talenti Vinicius premton shumë për të ardhmen, por fillimisht duhet të fitojë eksperiencën me kalimin e kohës.

“E kam parë atë shumë mirë, ai është i ri dhe sapo ka ardhur nga Brazili, po adaptohet me shtetin dhe kontinentin e ri…

Për më tepër në Madrid që është një botë më vete, kulturë tjetër, shokë të tjerë por ngadalë, ngadalë. Ai ka shumë gjëra për të mësuar dhe ka talent të qartë, duket në çdo aksion që ndërmerr, por i duhen minutat. Kemi parë talent tek ai, por futbolli ka shumë gjëra”, tha Solari.


Previous Next