Trajneri i skuadrës së Barcelonës, Ernesto Valverde tha pas fitoren në ndeshjen e kupës ndaj Leonesa se ishte gabimi i katalanasve që i lanë hapësira vendasve.

“Kundërshtarët luajtën me entuziazëm dhe me lirshmëri veprimi.


Kanë shkaktuar 15 faulle në 10 minutat e para, luajtën mirë dhe ishin agresivë. Por për mua ishte një nga ndeshjet më të këqija të vitit.

Por kam parë edhe gjëra të mira te skuadra. Jemi ndeshur me një skuadër që gjithmonë ndjek filozofinë e kundërshtarëve. Unë nuk i shijoj këto ndeshje shumë, pasi kundërshtari luan gjithmonë në 200% dhe janë të ndryshëm nga ata që luajnë në La Liga. Pasi je gjithmonë pak më nervoz, por asgjë nuk ka mbaruar, Cultural luajtën një ndeshje të mirë dhe kaq”, tha Valverde.


Previous Next