Kapiteni i Interit u ka dhuruar nga një orë futbollistëve tjerë të skuadrës.

Mauro Icardi ka mbajtur premtimin e dhënë për bashkëlojtarët e tij tek Inter, që ishin pjesë e stinorit të shkuar. Argjentinasi realizoi sezonin e kaluar 29 gola në Serie A me fanellën zikaltër.


Ai premtoi se do të shpërblente bashkëlojtarët e tij për shkak se e kishin ndihmuar të shpallej krye golashënues në kampionat. Sulmuesi u ka shpërndarë nga një orë Rolex për të gjithë futbollistët. Vlera totale e të gjitha këtyre orave raportohet të jetë afro 150 mijë euro.


Previous Next