Sulmuesi kilian nuk ka treguar pothuajse asgjë me fanellën e Manchester United.

Alexis Sanchez u transferua me shumë bujë nga Arsenali te Manchester United, ku edhe u bë lojtari më i paguar në Premier Ligë, me një rrogë prej 450 mijë funtesh në javë.


Por paraqitjet në fushë të kilianit kanë qenë nën nivel, pasi brenda këtij viti kalendarik ka shënuar vetëm tre gola në Premier Ligë me “Djajtë e Kuq”.

Duke parë interesimin e Paris Saint-Germain për të, drejtuesit e United janë të gatshëm të futen në negociata me kampionët e Francës, për ta shitur Sanchezin në Parc des Princes. Edhe vetë Sanchez ka kërkuar të largohet në janar nga Old Trafford dhe një ndarje e hershme mes dy palëve mund të ndodhë qysh në hapjen e afatit kalimtar të dimrit.


Previous Next