Kampionët e Evropës synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

Real Madrid do të ndërhyjë për të blerë lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit. Mbrojtja është reparti ku drejtuesit e klubit madrilen kërkojnë të bëjnë ndryshime.


Emri më i përfolur për momentin është Marc Bartra, i cili aktualisht aktivizohet me Real Betis.

Ish-lojtari i Barcelonës po zhvillon një tjetër sezon pozitiv me skuadrën baske dhe pas aventurës zhgënjyese me Borussia Dortmund, duket se është i gatshëm të luajë përsëri në një klub të madh. Bartra kohët e fundit ka marrë ftesë edhe nga trajneri Luis Enrqiue për të luajtur me kombëtaren e Spanjës.


Previous Next