Jose Mourinho kërkon ta përforcojë fazën e mbrojtjes.

Manchester United po vuan shumë në repartin e mbrojtjes dhe këtë e ka pranuar dhe vetë trajneri i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho.


Trajneri portugez në afatin kalimtar të verës tentoi që të sillte në Old Traford, Harry Maguire nga Leicester City, por nuk ia doli. Për të mbyllur problemet duhet një lojtar i klasit të lartë dhe Mourinho ia ka vënë syrin Raphael Varane. Sipas lajmeve më të fundit nga Anglia, drejtuesit e United janë gati të mos kursehen për lojtarin, por për ta sjellë atë për 100 milionë euro. ‘Special One’ është një admirues i vjetër i mbrojtësit të Francës, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Realit, i cili fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve radhazi.

Previous Next