Plot 180 minuta pa pësuar gol – portieri Arijanet Muriqi po tregon se mund të jetë e ardhmja e Manchester City dhe Kosovës gjithashtu.

Portieri 19-vjeçar ishte titullar mbrëmë kundër Fulhamit në Kupën e Anglisë dhe për 90 minuta mbajti portën e paprekur, ku skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 2:0.


Pas kualifikimit në çerekfinale, Guardiola ka folur vetëm për dy lojtarët, që sipas tij, ishin më të mirët në këtë ndeshje, portierin Arijanet Muriqi dhe heroin e dy golave, Brahim Diaz. “Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Aros (Muriqi). Ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri ishte në nivel”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola. Kjo është ndeshja e dytë e Muriqit në Kupën e Anglisë, ku për 180 minuta lojë ai nuk ka pësuar asnjë gol. Muriqi me Cityn janë kualfikuar në çerekfinalen e EFL Cup.

Previous Next