CONMEBOL ka vendosur që dueli mes River Plate e Boca Juniors të luhet në një shtet tjetër.

Takimi i mbajtur mes zyrtarëve të CONMEBOL dhe përfaqësuesve të të dyja klubeve argjentinase ka sjellë vendimin për ndeshjen finale të kthimit.Ashtu siç ishte paralajmëruar, pritej të merrej një vendim në lidhje me finalen e kthimit, e cila nuk u luajt të shtunën në stadiumin Monumental, të Riverit, pasi tifozët e kësaj skuadre sulmuan me gurë dhe gaz lotsjellës autobusin e ekipit kundërshtar.


Në një komunikatë të lëshuar CONMEBOL ka njoftuar se është vendosur që sfida të luhet më datat 8 ose 9 dhjetor, jashtë Argjentinës, ndërsa në një moment të dytë do të vlerësohet vendi dhe data e saktë dhe ora e takimit. Gjithashtu vlen të theksohet se Komisioni i Disiplinës i CONMEBOL ka hapur edhe një hetim për incidentet e tmerrshme, në hyrje të stadiumit Monumental, ndërsa mediat argjentinase paralajmërojnë se River Plate rrezikon të humbasë sfidën 0-3 në tavolinë.

Previous Next