Sebastián ‘El Loco’ Abreu është 42 vjeç, por në mendjen e tij, ideja për t’i varur këpucët në gozhdë ende nuk kalon.

Uruguaajni, me një CV të gjerë, do të shtojë një ekip tjetër në listën e tij, tashmë të gjatë të 27 klubeve: Rio Branco i divizionit të katërt të Brazilit. Uruguaji, Argjentina, Spanja, Meksika, Izraeli, Greqia, Ekuadori, Paraguaji, El Salvador, Kili dhe Brazili kanë qenë vendet, në të cilat ai ka luajtur.


Në të njëjtën mënyrë, futbollisti në fjalë ka përfaqësuar kombëtaren e Uruguajit në 70 ndeshje, duke marrë pjesë në dy Kupa Bote, përveç fitimit të “Copa América” në vitin 2011. “Më në fund erdhi dita, tifozët mund të përgatiten për të shijuar një kampionat sensacional. E vlerësoj dashurinë që më kanë dhënë ata në rrjetet sociale”, – tha Abreu. Presidenti i klubit, Luciano Mendonca, pranoi se nënshkrimi i Abreut ka qenë “një çmenduri, që është bërë e vërtetë”.

Previous Next