Trajneri argjentinas kërkohet nga dy gjigantët e futbollit evropian.
Kur duhet ende të përfundojë gjysma e sezonit në kampionatet elitare të futbollit evropian, dy prej skuadrave më të vlefshme dhe më të njohura në botë, përballen me probleme.
Reali Madrid dhe Manchester United janë në krizë të thellë të lojës dhe rezultateve këtë sezon. Drejtuesit e ekipit kampion të Evropës janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm, Santiago Solari, pas humbjes turpëruese 3-0 në shtëpi ndaj CSKA Moskës, në Ligën e Kampionëve.Në skenë, këtë fundjavë, ka dalë sërish emri i Mauricio Pochettinos, trajnerit argjentinas të Tottenhamit, që pavarësisht rinovimit mendon largimin nga Londra.Në lojë për shërbimet e tij janë edhe “Djajtë e kuq” të Manchester United, të cilët projektojnë tek ai njeriun ideal për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në ecurinë e klubit anglez.Në rast se United do të dështojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, largimi i Mourinhos është i pashmangshëm.