Carlo Ancelotti ka zbuluar prapaskenat se përse nuk u kthye te Milan.

Carlo Ancelotti zbulon se ishte afër kthimit dy herë në Milan, duke përfshirë sezonin e kaluar pasi u largua nga Bayern Munich. Trajneri i Napolit e fitoi Ligën e Kampionëve dy herë me Rossonerët, si dhe Scudetton, dhe është lidhur vazhdimisht me një kthim.


“Dy herë”, u përgjigj Ancelotti, kur u pyet nga Corriere della Sera nëse ai ishte në të vërtetë afër kthimit në San Siro, “Kur u largova nga Real Madrid [Adriano] Galliani erdhi të bisedonte, por më duhej të shërohesha nga një problem në shpinë. “Pastaj një tjetër kohë me [Marco] Fassone kishte një takim të shkurtër, pasi u largova nga Bayerni, por gjërat ndryshuan nga interesimi i Napolit.”, ka shtuar më tej trajneri italian.

Previous Next