Katalanasit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen. Pasuesi i Luis Suarez te Barcelona mund të jetë një tjetër uruguaian.

Klubi katalanas ka vënë në shënjestër të riun Maxi Gomez të Celta Vigos, i cili vazhdon të shënojë rregullisht dhe ndërkohë pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.


Skautët e Barcelonës e kanë ndjekur në disa ndeshje dhe kanë mbetur të kënaqur me performancat e 22-vjeçarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me Celta Vigon. Duket se Gomez e ka kaluar provën dhe është në drejtim të Camp Nou për sezonin e ardhshëm në një operacion që mund të kushtojë deri në 40 milionë euro.

Previous Next