Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në tregun e transferimeve për të sjellë një emër për fazën e mbrojtjes.
Lëndimi i Thomas Vermaelen ndaj Levantes në fundjavë, ka alarmuar Barcelonën, duke e detyruar në transferimin e një emri për repartin defensivë.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se emri që po kërkohet nga Barcelona është mbrojtësi i Valencias, Jeison Fabián Murillo, Tentativa për transferimin e Murillos ka nisur që nga dita e hënë, me t’u konfirmuar lëndimi i Vermaelan. Murillo 26 vjeçar, në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit në Serie A, ku pastaj iu bashkëngjitë Valencias në La Liga