Lorik Cana është një nga emrat për të lakuar në medien shqiptare si një personazhet më të suksesshëm në futboll.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë i respektuar në mbarë hapësirat shqiptare, jo vetëm për atë që i ka dhënë Kombëtares, por dhe për aktivitetet e tij pas përfundimit të karrierës. Së fund, Cana ka shpjeguar edhe arsyen e tij që braktisi Italinë për Shqipërinë. Ish-futbollisti shpjegoi se në vendlindje e mban fondacioni i tij i bamirësisë dhe dëshira për t’iu rikthyer sërish futbollit. “Do kthehem, por si një trajner i një ekipi”, ka thënë Cana. ”Mbetet të shihet kur dhe ku do të ndodhë diçka e tillë”.

Previous Next