Skuadra nga Eredivisie po kalon në një periudhë të vështirë rezultatesh.
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Lazios dhe Milanit ka marrë zyrtarisht drejtimin e PEC Zwolle skuadër tek e cila ka qenë trajner i përkohshëm për pak kohë por edhe asistent e trajnerit të parë nga viti 2011 deri në 2013-ën.Skuadra holandeze ku Stam ka nisur karrierën si futbollist është në pozita kritike në tabelën e klasifikimit pasi pozicionohet në vendin e 16-të dhe rrezikon seriozisht rrëzimin një kategori më poshtë. Për këtë arsye drejtuesit e Zwolles kanë punësuar në stol një njohje të vjetër tek i cili kanë besim se do t’i nxjerrë nga kjo situatë e vështirë. Për Jaap Stam kjo do të jetë eksperienca e dytë si trajner i parë pas aventurës tek Reading në Championship që zgjati rreth dy vite.