Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, duket se është dorëzuar në garën për titullin e Premierligës.

Italiani është pajtuar me humbjen e titulli pasi skuadra e tij pësoi me rezultatin 0:1 ndaj Leicester. Kjo humbje lë një hapësirë prej 11 pikëve mes Chelsea dhe Liverpool, që për Sarrin është e pakapshme. “Ishte e pamundshme që nga fillimi i sezonit” ka thënë Sarri për “BBC Sport”.


“Siç e kam thënë, në fillim të Premierligës ishte e vështirë të kapeshin Liverpool dhe Manchester City. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të qëndrojmë në katër pozitat e para” ka thënë tutje trajneri i Chelsea. Chelsea aktualisht bëjnë pjesë në top katërshen por kanë pikët e barabarta me rivalët nga Londra, Arsenal. Ajo që i ndanë skuadrat është gol diferenca më e mirë e lojtarëve të Maurizio Sarrit.

Previous Next