Manchester United duket se dëshiron transferimin e yllit të Serie A, pasi që skautët e skuadrës ishin të pranishëm në ndeshjen Juventus – Roma.

“Football Italia” shkruan se anglezët ishin aty për ta parë nga afër qendër mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.


Manolas në kontratën e tij aktuale ka një klauzolë prej 36 milionë eurove, e cila nuk do të ishte problem shumë i madh për skuadrën nga “Old Trafford”. Edhe pas shkarkimit të Mourinhos, duket se United kanë për fokus kryesorë transferimin e një qendër mbrojtësi. Pasi që Napoli refuzoi 90 milionë për Koulibaly, alternativa e dytë e “djajve të kuq” do të jetë Kostas Manolas.

Previous Next