Mbrojtësi senegalez pëlqehet shumë nga klubet evropiane.

Kalidou Koulibaly cilësohet si një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe me paraqitjet e tij ka bërë që shumë ekipe të interesohen për të. Ndër kandidatët kryesorë për të nënshkruar me 27-vjeçarin është Chelsea që drejtohet nga Maurizio Sarri, i cili ka punuar me lojtarin në kohën kur ka qenë trajner i Napolit.


Megjithatë, Tuttomercatoweb raporton që Koulibaly është në bisedime me klubin italian dhe shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratën e re. Në marrëveshjen me klubin napolitan, Koulibaly pritet të përfitojë një rritje page prej 6 milionë eurosh, kurse klubi do t’i vendos atij edhe një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh.

Previous Next