Klubi bavarez mund ta humbasë një lojtar tjetër pas përfundimit të stinorit.

Bayern Munich do të ketë shumë ndryshime sezonin e ardhshëm. Krahas largimeve të konfirmuara tashmë të Arjen Robben dhe Frank Ribery, klubi do t’i japë lamtumirën edhe braziliani Rafinha.


Mbrojtësit 33-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe nuk është më në planet e stafit teknik të klubit por ai do të vazhdojë karrierën në kampionatin kinez. Janë disa klube që kanë shfaqur interes dhe madje mund t’i ofrojnë një pagë të kënaqshme për dy sezone mbrojtësit brazilian.

Previous Next