Marcelo ka thënë se ai e vlerëson shumë Jose Mourinhon dhe atë që ka bërë për të, por nuk mund të thotë asgjë për atë nëse ai mund të rikthehet te Real Madridi.
Mbrojtësi brazilian ishte nën urdhrat e portugezit nga viti 2010 deri në vitin 2013, ndërsa e ka vlerësuar lart punën e tij.
“Shkarkimi i tij është për keqardhje, pasi ai është njëri ndër trajnerët më të mëdhenj në botë”, tha fillimisht Marcelo. “Nuk më takon mua të flas për pjesën e rikthimit të tij të mundshëm te Real Madridi, pasi kjo gjë i takon klubit. Unë e vlerësoj shumë mbështetjen që ma ka dhënë kur ishte këtu dhe për ndihmën e ofruar, ndaj do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej braziliani.