Fortuna Dusseldorf ka shënuar sonte një fitore të madhe, duke e mposhtur liderin tabelar Borussia Dortmundin.
Takimi ka përfunduar me rezultat 2-1, me golat e shënuara për Dusseldorf nga Lukebakio (22’) dhe Zimmer (56’), kurse për Borussia Dortmundin golin e vetëm e ka shënuar Alcacer (81’). Borussia Dortmundi vazhdon të jetë në pozitën e parë në Bundesligë me 39 pikë, kurse Fortuna Dusseldorf pas fitores së sotme është në pozitën e 15-të me 15 pikë. Në dy takimet tjera të zhvilluara në Bundesligë, Hertha BSC dhe Augsburg kanë ndarë pikët (2-2), ndërsa Wolfsburg e ka mposhtur VfB Stuttgart (2-0).