Aro Muriq, që prej ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve mbron ngjyrat e Kosovës, është heroi i djeshëm i Manchester City.

Portierit të Kosovës sot i është brohoritur emri në tribunat e tifozëve mysafirë në King Power Stadium dhe portieri kosovar e ka shijuar këtë pasi që edhe bashkëlojtarët e tij e kanë ngritur atë mbi duart e tij.


Muriqi në këtë ndeshje priti dy penallti, penalltinë e Maddison dhe atë të mbrojtësit turk Soyuncu, duke dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale. “Sezonin e kaluar Claudio (Bravo, v.j) ishte i jashtëzakonshëm, por këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”, ka thënë strategu spanjoll Pep Guardiola pas ndeshjes dhe pritjes së Muriqit të dy penalltive. Kujtojmë se sivjet, Aro Muriqi ka luajtur të gjitha ndeshjet e Carabao Cup të Manchester City derisa është në rolin e portierit të dytë. Aro Muriq pritet që të paraqitet edhe në ndeshjet e FA Cup që City pritet ti zhvillojë gjatë muajit janar, por edhe në Carabao Cup ku City do të luaj në dy gjysmëfinale po ashtu gjatë muajin janar të vitit 2019.

Previous Next