Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se gara e Premier League është e ngjashme me atë që përjetoi kur luftoi kundër Real Madridit me Barcelonën e tij, në La Liga.

Guardiola fitoi tre tituj kampioni në Spanjë, në katër sezone si trajner i Barçës, duke e mbajtur larg kurorës Real Madridin në çdo rast, para se klubi kryeqytetas të triumfonte në sezonin 2011-2012.


Trajneri katalanas sheh ngjashmëri në Angli, ku rivaliteti për titull është mes disa skuadrave, ku përfshin “qytetarët” e tij, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal. Guardiola tha se presioni dhe nevoja për të fituar pothuajse çdo lojë në Angli është i krahasueshëm me përvojën e tij në stolin e Barçës. “Është mjaft e ngjashme situata, ekziston e njëjta ndjenjë. Si te Barcelona, edhe këtu duhet të fitosh çdo ndeshje, të jesh përpara të tjerëve, të ruash vazhdimësinë pozitive. Lojtarët e dinë këtë, – tha ai. – Jo vetëm Liverpool, por edhe Chelsea, Tottenham, Arsenal, Manchester United mund të bashkohen me ne. E dinim që nga fillimi këtë, të gjithë e kishin këtë ndjenjë… Ne kishim bindjen se jo vetëm Manchester City, por edhe të tjerë mund të luftojnë për titullin. Ndjenja është mjaft e ngjashme me periudhën kur drejtoja Barcelonën, sepse atje, edhe Real Madridi kërkonte shumë, gjithmonë. Ne duhej të fitonim dhe e dinim. Mund të humbim një ndeshje kundër Real Madridit, por duhet të fitonim kundër të tjerëve. Përndryshe, nuk mund ta fitonim titullin”. Guardiola tha se ekipi i tij kishte nevojë të përfitonte çdo mundësi, me Liverpool që synon të fitojë titullin e parë të Premier League, që nga viti 1990.


Previous Next