Në prag të merkatos së janarit, kur surprizat e bujshme nuk përjashtohen asnjëherë, legjenda e Liverpool, Steven Gerrard rikthehet si protagonist me historinë e tij, të rrëfyer në autobiografinë, sikurse raporton “The Sun”, në anekdodën e rrëfyer kur pat veshur fanellën e Manchester United dhe rrezikoi seriozisht të dëbohej nga shtëpia.
“Po luanim dhe i kërkova shokut tim që të isha unë Robson për pak. Ndërruam fanellat, duke hequr atë të Liverpool për të veshur bluzën e Bryan Robson. Ishte shumë e bukur. E vesha për një orë, duke shkatërruar të gjithë, duke ndërhyrë, duke shënuar dhe duke u hequr sikur të isha Robson. Fatkeqësisht babai im më pa nga dritarja dhe u tërbua. ‘Hajde menjëherë Brenda!’, ulëriti ai. Sapo hyra në shtëpi mora një shuplakë dhe një të bërtitur. ‘Çfarë dreqin po mendoje, duke luajtur me një fanellë të Manchester United mbi trup?’, më pyeti. ‘Por është fanella e Bryan Robson’, tentova unë që të sqaroja, por babait tim nuk i interesonte aspak asnjë justifikim. Nuk e di se çfarë menduan komshinjtë, por për të qenë i sinqertë mendova se babai do të më dëbonte nga shtëpia. Isha vetëm një fëmijë, por isha i bindur se babai do të më përzinte nga shtëpia për faktin që vesha atë fanellë”, tregoi Gerrard.