Gonzalo Higuain do ta luajë ndeshjen e fundit në fanellën e Milanit, ndaj Spalit, në këtë vikend, bëjnë të ditura mediat italiane.

Sulmuesi argjentinas, që është i huazuar nga Juventusi, nuk po kalon momente të mira me “kuqezinjtë” dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. 31-vjeçari pritet të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Napoli, Maurizio Sarri, që tani drejton Chelsean. Argjentinasi pritet të huazohet fillimisht te “Blutë e Londrës” me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. “El Pipita” në 19 paraqitje për Milanin këtë sezon ka 7 gola dhe 3 asistime.

Previous Next