Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të rikthehet në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Empolit.

Mesfushori belg ishte suspenduar nga skuadra për arsye disiplinore, dhe mungoi në sfidën kundër Napolit që Inter e fitoi 1:0. Problemet mes Interit dhe Nainngolan, tashmë duken të zgjidhura, dhe mesfushori është rikthyer në skuadër. “Do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Empolin”, është përgjigjur shkurt Spalletti në pyetjen rreth mesfushorit, përcjell ‘lajmi.net’. Spalletti tutje në konferencë ka thënë se sfida ndaj Empolit nuk do të jetë aspak e lehtë, por kërkon fitore nga skuadra e tij.

Previous Next