Pas tetë muajsh bashkëpunim, klubi dhe trajneri ndajnë rrugët.

Flitej se do të ndodhte por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Mark Hughes nuk është më trajneri i Southampton. Barazimi 2-2 ndaj Manchester United të shtunën, me Saints që lëshuan nga duart një avantazh prej dy golash ka bërë që drejtuesit e Southampton ta shkarkojnë nga detyra trajnerin uellsian për shkak të rezultateve të dobëta.


Ish-trajneri i Manchestert Cityt e mori drejtimin e Southampton në mars të këtij viti kaluar duke e shpëtuar skuadrën nga St Mary Stadium nga rënia në Championship. Megjithatë në këtë sezon Hughes nuk i përmbushi aspak pritshmëritë e drejtuesve pasi pas 14 javëve kampionat Southampton pozicionohet në vendin e 18-të të Premier Ligë me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.

Previous Next